Rreth 90 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gazë
- Rreth 90 kamionë me ndihma humanitare mbrëmë kanë hyrë në Rripin e Gazës dhe janë vendosur në qendrat e KB-së në të gjithë Rripin raporton Tajms nga Izraeli duke iu referuar mediave palestineze.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:25, 22 maj, 2025
Gazë, 22 maj 2025 (MIA) - Rreth 90 kamionë me ndihma humanitare mbrëmë kanë hyrë në Rripin e Gazës dhe janë vendosur në qendrat e KB-së në të gjithë Rripin raporton Tajms nga Izraeli duke iu referuar mediave palestineze.
Gjatë dy ditëve të fundit, kamionët kanë hyrë në anën palestineze të pikës kufitare Kerem Shalom, por ka pasur vonesa në shpërndarjen e ndihmave brenda territorit të Gazës.
KB-ja dje njoftoi se ruta që i ofroi IDF-ja nuk është e sigut dhe se ekziston frika nga plaçkitjet dhe kjo ka bërë që shpërndarja të vonohet. qa/
Foto: Arkivi i EPA-s