• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rreth 40 persona vriten në një sulm në një fshat në pjesën qendrore të Malit

Rreth 40 persona vriten në një sulm në një fshat në pjesën qendrore të Malit

 Bamako, 3 korrik 2024 (MIA) - Një grup i paidentifikuar burrash të armatosur kanë vrarë rreth 40 njerëz në një sulm në një fshat në qendër të Malit, nën kontrollin e rebelëve, thanë autoritetet lokale.

 Sulmi ndodhi në fshatin Xhigibombo në rajonin Mopti, një nga disa zona në Malin verior dhe qendror ku grupet xhihadiste të lidhura me Al-Kaedën dhe Shtetin Islamik kanë qenë aktive për më shumë se një dekadë.

"Ishte një sulm shumë i rëndë, burra të armatosur rrethuan fshatin dhe qëlluan njerëzit", tha kryetari i bashkisë së Bankasa Mulave Guindo në një deklaratë telefonike.

 Ai nuk mund të jepte një numër të saktë të vdekjeve, por dy zyrtarë lokalë, të cilët folën në kushte anonimiteti, thanë se rreth 40 persona janë vrarë.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR