• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rreth 300.000 refugjatë nga Ukraina mbeten në Çeki

Rreth 300.000 refugjatë nga Ukraina mbeten në Çeki

Pragë, 27 mars 2023 (MIA) - Në Çeki, e cila nga fillimi i luftës në Ukrainë përkohësisht ka pranuar 502.000 refugjatë nga ai vend i goditur nga lufta, kanë mbetur më pak se 300.000 ukrainas, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Republika Çeke refugjatëve ju dha viza dhe akomodim të përkohshëm, ku disa ukrainas u kthyen në atdheun e tyre, ndërsa disa tjerë u larguan për në vende të tjera.

Ministri çek për Punë të Brendshme, Vit Rakushan më mars njoftoi se pret në bazë të përvojave nga lloje të ngjashme të krizave të migracionit, 40 deri në 45 për qind e njerëzve të detyruar të lëshojnë shtëpitë e tyre për shkak të luftës të mbeten në vendet ku shkuan.

Rakushan paralajmëroi se në Çeki ka një grup specifik refugjatësh, sepse ata janë kryesisht gra dhe fëmijë.

Qeveria çeke deri në mars 2024 ka vazhduar rregullat e kompensimit për akomodimin e refugjatëve nga Ukraina në konvikte dhe hotele.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR