• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rreth 25 ton mbetje radioaktive kanë rrjedhur nga centrali bërthamor Fukushima-1

Rreth 25 ton mbetje radioaktive kanë rrjedhur nga centrali bërthamor Fukushima-1

Tokio, 14 gusht 2024 (MIA) - Rreth 25 tonë ujë, të kontaminuar me mbetje radioaktive, kanë rrjedhur nga blloku dy i centralit bërthamor japonez Fukushima-1, raportojnë mediat japoneze mëngjesin e sotëm, duke cituar kompaninë energjetike "Tokyo Electric Power".

Inspektimi i ndërtesës së reaktorit zbuloi se rreth 25 tonë ujë kishin rrjedhur në bodrumet përmes kanalizimeve. Nuk u zbulua rrjedhje e jashtme.

Theksohet se një robot do të përdoret për ekzaminim më të detajuar.

Katastrofa bërthamore në vitin 2011 në centralin bërthamor Fukushima-1 ishte shkaktuar nga cunami gjatë një tërmeti që i shkatërroi gjeneratorët për raste emergjente të cilët sigurojnë energji për ftohje të reaktorëve.

Planet parashikojnë që objekti bërthamor të çaktivizohet plotësisht deri në vitin 2050. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR