• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rreth 25 pjesëtarë të KFOR-it plagosen në përplasjet në Veri të Kosovës

Rreth 25 pjesëtarë të KFOR-it plagosen në përplasjet në Veri të Kosovës

Prishtinë, 29 maj 2023 (MIA) - Rreth 25 ushtarë të sistemuar në misionin paqësor të NATO-s, KFOR në Kosovë janë plagosur sot në përplasjet e protestuesve serbë të cilët kërkuan ndërrimin e kryetarëve të komunave të cilët janë shqiptarë, kumtoi KFOR-i.

"Derisa pati përplasje... disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez ishin cak i sulmeve të paprovokuara dhe pësuan fraktura dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse", thuhet në kumtesën e KFOR-it.

NATO i dënoi ashpër sulmet e paprovokuara mbi trupat e KFOR-it, duke shtuar se "sulmet e tilla janë tërësisht të papranueshme".

QËNDRONI TË LIDHUR