• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rreth 100.000 njerëz në demonstrata në Mynih kundër racizmit dhe antisemitizmit

Rreth 100.000 njerëz në demonstrata në Mynih kundër racizmit dhe antisemitizmit

Mynih, 12 shkurt 2024 (MIA) - Deri në 100.000 njerëz marrin pjesë në demonstratat në Mynih kundër racizmit dhe antisemitizmit që u mbajtën mbrëmë, lajmëroi DPA.

Të dhënat vijnë nga policia e qytetit, ndërsa organizatorët e demonstratave , të cilat u mbajtën nën slloganin "Deti i dritës për demokraci", kumtuan se në to kanë marrë pjesë deri në 300.000 njerëz.

Gjatë fundjavës në Gjermani u organizuan demonstrata kundër ekstremizmit të ekstremit të djathtë.

Vala e protestave në vend, e cila filloi në janar, u shkaktua nga raportet se në takimin në Potsdam të aktivistëve të ekstremit të djathtë dhe politikanëve nga "Alternativa për Gjermaninë", ku morën pjesë edhe përfaqësues të demokristianëve të qendrës së djathtë, u diskutua dëbimi i të huajve nga Gjermania, përfshirë emigrantët me pasaporta gjermane dhe azilkërkuesit. Takimi u zhvillua në nëntor të vitit të kaluar. sa/

Foto: EPA 

QËNDRONI TË LIDHUR