• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rrëzohet një helikopeter në pjesën veriore të ishullit grek Evija

Rrëzohet një helikopeter në pjesën veriore të ishullit grek Evija

Athinë, 28 shtator 2023 (MIA) - Një helikopter privat, sipas informatave të para jozyrtare, paraditen e sotme është rrëzuar në det në pjesën veriore të ishullin grek Evija, zona e cila prej mbrëmë është përfshirë nga stuhia "Ilias", lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Helikopteri prej vendit Mantudi në Evija fluturoi drejt Volosit, megjithatë për shkurt kohë nga fluturimi ka humbur komunikimin, ka dalë nga radari me çka dhe ka filluar operacioni i shpëtimit nga ajri, toka dhe deti.

Rënia e helikopterit u konfirmua nga kryetari i  komunës së Mantudit, Gorgios Calurniotis, duke folur për televizionin shtetëror ERT, ndërsa sipas videos së publikuar në rrjetet sociale, helikopteri ka rënë në det.

Deri më tani nuk ka informacione për numrin e pasagjerëve, ndërsa aksioni i shpëtimit vazhdon. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR