• e enjte, 18 korrik 2024

Rrëzohen tre dronë afër bazës ushtarake amerikane në veri të Irakut

Rrëzohen tre dronë afër bazës ushtarake amerikane në veri të Irakut

Bagdad, 7 nëntor 2023 (MIA) - Sistemi mbrojtës i bazës ushtarake ndërkombëtare sot rrëzoi tre dronë pranë aeroportit në Erbil në Irakun Verior, ku janë vendosur forcat amerikane dhe forcat e tjera ndërkombëtare, kumtoi shërbimi irakian kundër terrorizmit.

Nuk ka viktima apo dëme në infrastrukturë, deklaroi përfaqësuesi i Ministrisë amerikane të Mbrojtjes.

Nuk dihet ende se kush është përgjegjës për sulmet, të fundit në një seri sulmesh ndaj trupave amerikane në Irak dhe Siri, ndërsa tensionet rriten në Lindjen e Mesme për shkak të luftës së Izraelit me Hamasin, transmetojnë mediat britanike.

Kryeministri irakian  Mohamed al- Sudani premtoi se do të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për sulmet e fundit në tre baza ushtarake në Irak, ku janë vendosur forcat ndërkombëtare. Tre instalimet ushtarake janë baza Ain al-Asad në Irakun perëndimor, baza ushtarake pranë Aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit dhe baza Harir në Erbil. ms/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR