• e martë, 16 korrik 2024

Romano: Lampard emërohet trajner i përkohshëm i Çellsit

Romano: Lampard emërohet trajner i përkohshëm i Çellsit

Londër, 6 prill 2023 (MIA) - Frank Lampard është emëruar trajner i përkohshëm i Çellsit, publikoi insajderi Fabricio Romano në Tuiter. Ish-trajneri i "bluve" ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.

Lampard ka rënë dakord për një marrëveshje afatshkurte. Në të njëjtën kohë, klubi do të vazhdojë me procesin e gjetjes së trajnerit të ri për një projekt afatgjatë.

Anglezi 44-vjeçar e udhëheqi Çellsin nga viti 2019 deri në vitin 2021, pas çka kaloi një vit në Everton. Ai është i paangazhuar që nga janari.

Më 2 prill, Çellsi e shkarkoi Poterin nga funksioni trajner kryesor i klubit londinez.

Pas 29 ndeshjesh, Çellsi është në vendin e 11-të në tabelën e Premier ligës me 39 pikë. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR