• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Debat "Roli i shkencës për sigurinë dhe hulumtimin në rezistencë, siguri dhe zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë"

Debat

Shkup, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Fakulteti Filozofik në Shkup sot do të organizojë debat me temë "Roli i shkencës për siguri dhe hulumtim në rezistencë, siguri dhe zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë”. 

"Në periudhën e sfidave dhe prioriteteve të mëdha të sigurisë dhe krijimit të politikave publike për përballje me to, veçanërisht është e rëndësishme vendi dhe roli i hulumtimit dhe shkencës për sigurinë e cila e jep në këtë zhvillim dhe ballafaqim me sfidat dhe rreziqet me të cilat po përballet e gjithë bota", thotë organizatori i debatit të cilën do ta hapin zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Agim Nuhiu dhe dekani i Fakultetit Filozofik, Ratko Duev. 

Në debat do të pomovohet programi i ri studimor pas studimeve të doktoraturës për siguri në Fakultetin Filozofik të Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi", ndërsa para fillimit të debatit do të nënshkruhet Memorand në Fakultetin Filozofik-Shkup dhe Fakultetin e Mjekësisë-Shkup për bashkëpunimin të Institutit për Siguri, Mbrojtje dhe Paqe dhe Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Lriminalistikë. 

"Të dyja institucionet në të ardhmen do të shkëmbejnë staf arsimor, do të krijojnë programe studimore nga fushat shkencore të Institutit për siguri, mbrojtje dhe paqe dhe Institutit për mjekësi ligjore dhe kriminalistikë, trajnime të përbashkëta ndërdisiplinore, seminare, debate, konferenca. Përveç kësaj, aplikimi dhe realizimi i projekteve të përbashkëta hetimore dhe ndërkombëtare", njoftuan nga Fakulteti Filozofik-Shkup. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR