• e premte, 27 dhjetor 2024

Rogov: Kievi ka vendosur dhjetëra mijëra trupa në rajonin Zaporozhje

Rogov: Kievi ka vendosur dhjetëra mijëra trupa në rajonin Zaporozhje

Kiev, 4 maj 2023 (MIA) - Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë vendosur disa dhjetëra mijëra trupa të tyre të gatshëm për një ofensivë në vijën e kontaktit në rajonin Zaporozhje, deklaroi Vladimir Rogov, lideri i lëvizjes pro-ruse "Ne jemi së bashku".

"Tani disa dhjetëra mijëra luftëtarë ukrainas janë në vijën e kontaktit në rajonin Zaporozhje, për fat të keq, ata kanë mjaft anëtarë të forcave të tyre për të kryer një ofensivë, ata kanë vendosur një numër të mjaftueshëm luftëtarësh që mund të operojnë në rajonin Zaporozhje", pohoi Rogov.

Ai tha se të mërkurën në mbrëmje, forcat ukrainase u përpoqën të nisnin një sulm pranë Orehovos, por u tërhoqën pasi humbën 30 nga njerëzit e tyre dhe disa pajisje, dhe se lufta zgjati për rreth një orë. ls/

Foto: MIA arkiv

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR