• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rode: Partitë e Kosovës nuk kanë më të drejtë të organizojnë tubime parazgjedhore në Gjermani

Rode: Partitë e Kosovës nuk kanë më të drejtë të organizojnë tubime parazgjedhore në Gjermani

Prishtinë, 19 nëntor 2024 (MIA) - Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rode publikoi se në pajtim me ligjet gjermane, partitë politike nga Kosova nuk kanë më të drejtë të organizojnë fushatë zgjedhore në territorin gjerman, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në një postim në faqen e tij në "X", Rode ka përcjellë dispozitat e rregullores specifike, sipas të cilit, autoritetet gjermane nuk u japin leje partive politike të një shteti tjetër të mbajnë tubime në territorin gjerman në periudhën prej tre muajve nga data e zgjedhjeve.

Për Kosovën, sepse zgjedhjet do të mbahen më 9 shkurt, kjo do të thotë se fushatë në Gjermani nuk mund të mbahet nga 9 nëntori.

Rode publikoi se për rregulloren e ka informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe partitë politike.

Ditët e fundit partitë politike të Kosovës organizuan tubime në vende të ndryshme evropiane me diasporën kosovare atje. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR