• e enjte, 11 korrik 2024

Rjabkov: Rusia ushtarakisht do të përgjigjet në vendosjen e projektilëve amerikan me rreze të gjatë veprimi në Gjermani

Rjabkov: Rusia ushtarakisht do të përgjigjet në vendosjen e projektilëve amerikan me rreze të gjatë veprimi në Gjermani

Moskë, 11 korrik 2024 (MIA) - Rusia do të përgatisë përgjigje ushtarake në sistemimin e planifikuar të raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në Gjermani, deklaroi sot zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov, transmetoi Hina.

SHBA dhe Gjermania dje së bashku publikuan se në vitin 2026 do të fillojnë me sistemimin e raketave me rreze të gjatë veprimi në Gjermani si shenjë e përkushtimit të NATO-s dhe mbrojtjes evropiane.

Sipas kumtesës, Gjermania do të sistemojë armë që përfshin raketa të kryqëzuara SM-6 Tomahavsk dhe armë hipersonike që ka rreze më të gjatë veprimi nga mundësitë e tanishme në Evropë.

Rjabkov këtë gjest e quajti përshkallëzim të tensioneve me qëllim që të frikësohet Rusia.

"Me kokë të ftohtë, pa emocione, së pari do të përgatisim një përgjigje ushtarake për këtë lojë të re", transmetuan mediat ruse.

Presidenti Vlladimir Putin muajin e kaluar kumtoi se Rusia do ta rifillojë prodhimin e raketave me rreze veprimi të shkurtër dhe të gjatë të afta për të mbajtur koka bërthamore, ndërsa pastaj pasi SHBA sistemoi armë të ngjashme në Evropë dhe Azi, do të mendojnë se ku mund të sistemohen. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR