Rjabkov: Rusia shpreson se takimi mes Putinit dhe Trampit do ta nxisë normalizimin e marrëdhënieve me SHBA-në
- Rusia shpreson se takimi i ardhshëm mes presidentit Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Tramp, do ta promovojë normalizimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-së, publikuan sot mediat ruse.
- Post By Sara Ademi
- 11:37, 12 gusht, 2025
Moskë, 12 gusht 2025 (MIA) - Rusia shpreson se takimi i ardhshëm mes presidentit Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Tramp, do ta promovojë normalizimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-së, publikuan sot mediat ruse.
"Shpresojmë që takimi i nivelit të lartë do të japë një shtysë për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe", tha zëvendësministri i Jashtëm Sergej Rjabkov.
Trampi publikoi se do të takohet me Putinin të premten, më 15 gusht, në Alaska.
Putini të mërkurën e priti në Kremlin përfaqësuesin special të presidentit amerikan Stiv Vitkof, ndërsa pas takimit, ndihmësi i presidentit rus, Jurij Ushakov, tha se Moska dhe Uashingroni u pajtuan për takimin mes Putinit dhe Trampit. sa/
foto: MIA