• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ristiq: Serbët e Kosovës duhet të refuzojnë autoritetet në Beograd të cilën i tradhtuan

Ristiq: Serbët e Kosovës duhet të refuzojnë autoritetet në Beograd të cilën i tradhtuan

Prishtinë, 4 tetor 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i Lëvizjes Kombëtare të sapoformuar të Serbisë për Kosovën, Zharko Ristiq, u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të "kthehen dhe të refuzojnë autoritetet e rrejshme politike nga Beogradi", të cilët, sipas tij, "po i dorëzojnë serbët e Kosovës në policinë kosovare si me tabak", lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në kumtesën e sotme për media të cilën e ka raportuar portali "KoSSev", Ristiq ka karakterizuar ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë afër Zveçanit në veri të Kosovës, ku mbetën të vrarë një polic i Kosovës dhe tre nga një grup serbësh që sulmuan policinë, si  "episodi i fundit i tradhtisë së serbëve".

Ai akuzoi për tradhti udhëheqësinë serbe, për të cilën pretendon se është "i kënaqur" me faktin se kanë arritur të "anestezojnë tërësisht qenien politike serbe dhe të bëjnë çdo detyrë shtëpie që iu kanë kërkuar "partnerët e huaj", pa specifikuar se cilët janë ata partnerë.

Për shkak të kësaj, tha ai, serbëve nga Kosova "nuk u mbetet gjë tjetër veçse t'i kthehen vetes, por në një mënyrë tjetër".

Ai ka kërkuar nga "ekspertët ushtarakë" në Serbi që të mos i mbrojnë më serbët e Kosovës, sepse në të kundërtën fati i tyre do të jetë "identik me fatin e serbëve nga Krajina serbe" në Kroaci. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR