• e diel, 06 tetor 2024

Rishi Sunak: Shumë civilë janë vrarë në konfliktin Izrael-Hamas

Rishi Sunak: Shumë civilë janë vrarë në konfliktin Izrael-Hamas

Londër, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri britanik Rishi Sunak sot deklaroi se shumë civilë kanë humbur jetën në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit dhe e ka përsëritur thirrjen e tij për "armëpushim të qëndrueshëm" që të mundësohet lirimi i pengjëve.

Javën e kaluar presidenti amerikan Xho Bajden tha se Izraeli po e humb përkrahjen për shkak të bombardimit në Gazë dhe se kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu duhet ta ndryshojë strategjinë e tij.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë, nga 7 tetori në sulmet izraelite në Gazë, janë vrarë 19.453 persona. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR