• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ripërtërihen përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut libanez

Ripërtërihen përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut libanez

 Bejrut, 1 dhjetor 2023 (MIA)  -  Ushtria izraelite sot bëri të ditur se ka goditur një "celulë terroriste" në Libanin jugor, ndërsa  Hezbollahu libanez i ripërtërirë sulmet ndaj Izraelit.

Disa raketa u hodhën nga Libani në një pikë kontrolli ushtarak përgjatë kufirit në Rosh Hanikra dhe Margaliot, si dhe në qytetin verior të Kirjat Shmon, thuhet në kumtesë. 

Dy raketa të lëshuara në  drejtim të Kirjat Shmon u hasën nga sistemi për mbrojtje raketore "Kupola e hekurt", njoftuan mediat izraelite. 

 Armata izraelite u përgjigj me zjarr artilerie.

Ndërkohë, Hezbollahu proiranian e mori përgjegjësinë për sulmet ndaj pozicioneve të ushtrisë izraelite. 

Siç thekson aho organizatëa ekstremiste, luftëtarët e saj sulmuan një grup ushtarësh izraelitë përgjatë kufirit me Libanin. 

 Ky është sulmi i parë i Hezbollahut ndaj ushtarëve izraelitë në zonën kufitare që nga 24 nëntori, kur filloi armëpushim në luftën midis Izraelit dhe Hamasit palestinez, aleatit   të Hezbollahut.

 Në një kumtesë  të shkurtër, Hezbollahu theksoi se luftëtarët e tij kanë përdorë "armët të duhura" kundër forcave izraelite pranë pikës së kontrollit xhal Alam. Për momentin nuk dihet nëse ka viktima.

Hezbollahu sulmon caqet izraelite përgjatë kufirit që nga 8 tetori, një ditë pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR