• e enjte, 18 korrik 2024

Rinkeviçs: Ky është eskalim shumë i rrezikshëm

Rinkeviçs: Ky është eskalim shumë i rrezikshëm
Rigë, 15 nëntor 2022 (MIA) - Shefi i diplomacisë letoneze, Edgars Rinkeviçs në Tuiter shkroi se dy raketat ruse që e goditën fshatin në Poloni është "eskalim shumë i rrezikshëm". "Predhat ruse të cilat goditën territorin e nj[ vendi anëtar të NATO-s është eskalim shumë i rrezikshëm nga ana e Kremlinit, letonia shpreh solidaritet të plotë me aleaten tonë Poloninë dhe do ta mbështesë çdo aksion të cilin Polonia e konsideron adekuat. Rusia do të bartë përgjegjësinë e plotë për të gjitha pasojat", shkroi Rinkeviçs në tuiter. Paraprakisht edhe ministri letonez i Mbrojtjes, Artis Pabriks deklaroi se raketat ruse e goditën fshatin Przhevodov në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës. “Ngushëllimet e mia për vëllezërit tanë polakë të armëve. Regjimi kriminel rus ka gjuajtur predha të cilat jo vetëm që i targetuan civilët ukrainas, por ranë edhe në territor të NATO-s, në Poloni. letonia plotësisht qëndron me miqtë e vet polakë dhe e dënon këtë krim”, theksoi Pabriks. Ministri sllovak i Mbrojtjes, Jaro Nad në Tuiter shkroi se është shumë i shqetësuar për raketat ruse që ranë ndaj Polonisë. "Rusia duhet të sqarojë se çka ndodhi. Sulmet e pakuptimta ndaj infrastrukturës duhet menjëherë të ndalen. Paparemdnimi rus po del jashtë kontrollit. Do të jem në kontakt të afërt me (ministrin polak të Mbrojtjes) Mariush Bllashçak dhe aleatët të koordinojnë përgjigje ndaj kësaj", shkroi Nad në Tuiter. Edhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban thirri takim urgjent të Këshillit për mbrojtje.  ab/

QËNDRONI TË LIDHUR