• e premte, 27 dhjetor 2024

Rinia dhe tregu i punës, kërkesa dhe pritshmëri të mëdha nga të dyja palët

Rinia dhe tregu i punës, kërkesa dhe pritshmëri të mëdha nga të dyja palët
 Shkup, 20 gusht 2022 (MIA) – Ekonomia ka mungesë të kuadrove të kualifikuar, ndërsa të rinjtë gjatë punësimit po ashtu kanë kërkesa dhe pritje të mëdha, ndonëse nuk e kanë përvojën që u nevojitet ndërmarrjeve. Për përfshirjen e tyre në tregun e punës, me vite janë promovuar projekte, janë dhënë grante, janë realizuar trajnime dhe janë hartuar politika nga institucionet kompetente, por, si problem i përhershëm më i madh përmendet mospërputhja mes sistemit arsimor dhe nevojave të punëdhënësve. Një sfidë e re është se, sipas analizave të organizatave joqeveritare dhe sektorit të biznesit, të rinjtë duan orar fleksibël të punës, të ardhura më të larta financiare, mundësi pune në distancë – punë onlajn dhe orientim drejt rezultateve përballë rregullave formale. Për ta më tërheqës është sektori i IT-së, por jo edhe vendet e punës si mekanikë, saldatorë, bukëpjekës, profesione të cilat duhet t'u kthehet dinjiteti meqë ofrojnë vende pune falas dhe të paguara mirë. Nga Agjencia për Rini dhe Sport për MIA-n shprehen se në Strategjinë kombëtare për rini ka një fushë të veçantë prioritare për punësim dhe mbështetje para punësimit. Financojnë edhe projekte të organizatave rinore që punojnë në këtë problematikë. Në mesin e aktiviteteve për nxitjen e të rinjve për përfshirje në tregun e punës, veçohet edhe projekti që ata po realizojnë me odat për themelimin e bizneseve personale. "Agjencia për Rini dhe Sport realizon projektin e Sipërmarrësisë në bashkëpunim me odat. Gjatë zbatimit të projektit ndajmë 7000 euro për fillimin dhe realizimin e planit të biznesit të aplikuar tek ne nga një i ri nën moshën 25 vjeçare, që ka aplikuar për një thirrje publike të publikuar nga Agjencia për Rini dhe Sport, shprehen nga Agjencia për rini dhe sport për MIA-n. Sektori i IT-së më tërheqës, anashkalohen profesionet profesionale Sipas Metodija Stojçevskit nga Lidhja i Rinisë - Krushevë, problemi më i madh është se profesionet e zakonshme të përditshme, si mekanikë, saldatorë, furrtarë etj., nuk vlerësohen sa duhet dhe duhet t'u kthehet dinjiteti sepse ka nevojë në tregun e punës. "Të rinjtë vendosin më lehtë për ndonjë profesion tjetër, madje edhe nëse është më pak i paguar, përballë atyre profesioneve që aktualisht paguhen mirë, por që nuk kanë status të tillë shoqëror në disa pozicioneve me ndikim në shoqëri. Duhet t'u kthehet dinjiteti atyre profesioneve të vogla. Kërkojnë orar fleksibël të punës, kushte për punë onlajn, të ardhura më të larta financiare", deklaroi Stojçevski për MIA. Se sektori i TI-së është gjithnjë e më tërheqës për të rinjtë, ndërsa profesionet profesionale janë më të neglizhuara, bën të ditur edhe Stefan Pop Acev, pjesë e “Ekipi 40” në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut. Duhet, siç shprehet ai, të investohet pak më shumë për të theksuar se edhe profesionet profesionale janë të denja për punë. "Nuk është vetëm pjesa financiare, është edhe fakti që ato profesione nuk duhet të jenë kaq të degraduara në krahasim me IT-në. Shumë të rinj duhet të kontribuojnë në familjen. Paratë janë në vetë profesionet profesionale, sepse nuk janë në dispozicion si kuadër, janë të kërkuara dhe aty ka para. Problemi është interesi i të rinjve për të punuar, sepse nëse thuhet se punon zanat, automatikisht degradohen në shoqëri, meqë nuk është ndonjë pozitë", shprehet Pop Acevi. Mospërputhja ndërmjet sistemit arsimor dhe nevojave të punëdhënësve Sipas Lluka Paviçeviq, kryetar i Lidhjes së nxënësve të shkollave të mesme, sistemi arsimor është një nga problemet më të mëdha për përfshirjen e të rinjve në tregun e punës. "Pavarësisht nëse ata mbarojnë vetëm arsimin e mesëm apo fakultet, sistemi arsimor maqedonas nuk prodhon kuadro me njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme për t'u vendosur në vendin e punës. Kjo krijon problem për punëdhënësit që duhet të investojnë në trajnimin e kuadrit dhe duhet t'i mësojnë ata, ndërsa tashmë vijnë me një lloj diplome që duhet ta garantojë këtë, dhe për këtë arsye nevojitet një reformë jo vetëm e arsimit të mesëm, por edhe e arsimit universitar. Ata shkojnë në shkolla profesionale për t'u trajnuar për profesion të caktuar dhe për arsye se punëdhënësit kanë nevojë për më shumë përfshirje në tregun e punës. Në konceptimin e ri në të cilin ka marrë pjesë Sindikata, kjo promovohet edhe në vetë provimin e maturës profesionale, megjithatë bëj një apel publik që të punohet në implementimin e saj, e të mos jetë vetëm dokument që do të qëndrojë në sirtar", tha Paviçeviq. Duhet, theksoi ai, të punojmë në mënyrë aktive për përfshirjen e punëdhënësve në arsimin profesional për, në mënyrë që, siç tha ai, të mund t'u ndihmojmë edhe ata të kenë një ide se sa profesionistë dhe të aftë janë të rinjtë tanë, por edhe t'i ndihmojmë të rinjtë që të gjejnë më lehtë vend pune përmes kësaj praktike, meqë tashmë do të kenë njëfarë rrjeti dhe kontakti me punëdhënësit. Nga ana tjetër, Despina Zhupan nga Lidhja e Odave ekonomike, vëren se problemi më i madh është se të rinjtë kanë pritshmëri shumë më të larta se ato që mund t'u ofrojnë kompanitë në fillim, e me arsimimin e tyre dhe ardhjen në vendin e punës menjëherë pas mbarimit të fakultetit, nuk janë gati të kryejnë punën menjëherë, kështu që kompanitë duhet t'u mbajnë trajnime plotësuese, në mënyrë që të mund të funksionojë ai punëtor. "Duhet të punohet në atë se si të mbrohen kompanitë, meqë si kompani investojmë që ata të punësuar të jenë të edukuar, po nëse ata të punësuar do të mbeten, nëse do të ndryshohet ndonjë rregullativë ligjore dhe si të mbrohet sektori privat. Nga ana tjetër, të gjithë do të donim t'ua jepnim këtë të punësuarve tanë, por nuk jemi të sigurt nëse ata do të qëndrojnë në kompanitë tona. Çështja është se ajo që ne marrim nga të punësuarit në këtë nuk përputhet me atë që mund të paguhet. Këtu kemi ardhur te problemi, ne duam ta bëjmë gjitha këtë, por shtrohet pyetja si dhe në çfarë mënyre", tha Zhupani. Administrata dhe puna nga shtëpia për kompanitë e huaja janë punët më të preferuara nga të rinjtë Bojan Kordallov, komunikolog dhe kryetar i Institutit për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euroatlantike (IDUEP) thekson se përfundimisht shihet trendi që të rinjtë duan të punojnë jashtë shtetit. "Këtë e tregojnë të gjitha hulumtimet relevante, të punojnë nga shtëpia për kompani dhe institucione ndërkombëtare sepse u japin studime dhe kushte më fleksibile dhe shpeshherë paga më të larta dhe më e rëndësishmja duan të punojnë në kompani, institucione dhe kompani maqedonase, por presim trajtim shumë më ndryshe nga ai që ne e quajmë 8 deri në 16", shprehet Kordallovi. Siç thekson Paviçeviq, jo vetëm të rinjtë, por të gjithë kanë interes të madh për punësimin në administratën publike. "Mirëpo, mendimi im është se ajo është shumë e madhe dhe duhet bërë risistematizim, pra të reduktohet administrata publike dhe të jetë efektive. Nuk shoh se në afat të gjatë nëse duam të jemi shtet i suksesshëm, duhet të punojmë në forcimin e sektorit privat, domethënë të inkurajojmë të rinjtë që të punësohen në sektorin privat", shprehet ai. Zëvendës-kryetari i misionit të OSBE-së në vend, Xhefri Goldshtajn, duke iu referuar të dhënave nga Regjistrimi i fundit në shtet që u krye në vitin 2021, e theksoi faktin se sot janë 230 mijë persona më pak nën moshën 25 vjeç në vend sesa dy dekada më parë. Për të ndalur daljen e kapitalit njerëzor, ai porositë se duhet punuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së të rinjve dhe rritjen e besimit të tyre tek institucionet. "Para pandemisë, kur kisha mundësi më të shpesht të takohesha me të rinj, zakonisht i pyesja se ku mendonin se do të jetonin pas 10 vitesh. Një shumicë e madhe u përgjigj "jashtë vendit". Ka arsye të ndryshme për këtë, por pasojat janë të njëjta: zvogëlimi i kapitalit njerëzor të Maqedonisë së Veriut, sot dhe në të ardhmen. Ne besojmë se një strategji e mirë do të sigurojë mundësi për përmirësimin e cilësisë së jetës së të rinjve në Maqedoninë e Veriut në ndërtimin e dialogut dhe rritjen e besimit të të rinjve në institucione", deklaroi Goldshtajni. Sipas të dhënave nga Regjistrimi i Popullsisë i vitit të kaluar, 13,92 për qind e të rinjve nën moshën 29 vjeç janë të papunë në vend, nga të cilët 7,46 për qind janë meshkuj dhe 6,46 për qind femra. Nga popullsia aktive deri në 29 vjeç, shtatë për qind kanë arsim fillor, 14 për qind me arsim të mesëm dhe 27,02 për qind me arsim të lartë. Rreth një e treta e të papunëve me arsim të mesëm janë nga mosha 20 deri në 29 vjeç. Fatime Fazliji Foto: Frosina Naskoviq        

QËNDRONI TË LIDHUR