• e shtunë, 13 korrik 2024

Rezultatet e konkursit për ndarjen e 500 bursave për nxënësit e paraleleve duale nga profesioni i shëndetësisë për vitin shkollor 2023/2024

Rezultatet e konkursit për ndarjen e 500 bursave për nxënësit e paraleleve duale nga profesioni i shëndetësisë për vitin shkollor 2023/2024

Shkup, 20 mars 2024 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës i publikoi rezultatet nga konkursi për ndarjen e 500 bursave për nxënës të paraleleve duale nga profesioni i shëndetësisë për vitin 2023/2024.

Në ueb-faqen e MASH-it është publikuar lista e fituesve të kësaj burse dhe është e kapshme për marrje të Marrëvesshjes për bursë të cilën ecili fitues duhet ta plotësojë në tre ekzemplarë dhe së bashku me kopjen nga llogaria e transsaksionit të nxënësit ta dërgojë në MASH.

Dokumentet mund të parashtrohen drejtpërdrejtë në shkrimtoren në Ministri (marrëveshjen mund ta dorëzojë edhe perosn tjetër në emër të fituesit të bursës) apo përmes postës - dërgesë e rekomanduar kthyese (rr. "Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54, 1000 Shkup), prej  më  20.03.2024  deri më 03.04.2024.

"Kandidatët e refuzuar do të kenë mundësi të bëjnë ankesë nga dita e marrjes së aktvendimit elektronik nga MASH-i i cili do t`i bashkëngjitet aplikacionit elektronik të nxënësve dhe ku do të tregohet arsyeja pse nuk është pranuar aplikimi", informon MASH.

Minisztria i lutë kandidatët që të mos dorëzojnë  kundërshtime  para se të pranojnë Aktvendimin për refuzim. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR