• e shtunë, 23 nëntor 2024

Reznikov: Ukraina nuk do ta sulmojë territorin e Rusisë me armë me rreze të mëdha veprimi

Reznikov: Ukraina nuk do ta sulmojë territorin e Rusisë me armë me rreze të mëdha veprimi

Kiev, 5 shkurt 2023 (MIA) - Ukraina nuk do të përdorë armë me rreze të mëdha veprimi për të sulmuar territorin rus, ka thënë ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksej Reznikov, duke shtuar se ushtarët ukrainas do t’i përdorin këto armë, që pritet t'ua dërgojë SHBA-ja vetëm për të shënjestruar njësitet ruse në territoret e pushtuara ukrainase.

Shtetet e Bashkuara t Amerikës e kanë konfirmuar të premten se në pakon e re ushtarake në vlerë të 2.1 miliardë dollarëve, do të përfshihen raketa që do t’i dyfishojnë aftësitë e Ukrainës për të goditur shënjestrat.

“Ne u kemi thënë gjithmonë partnerëve tanë se nuk do t’i përdorim armët e tyre për të goditur territorin rus. Ne do të godasim njësitet ruse që kanë pushtuar përkohësisht territorin e Ukrainës”, u ka thënë Reznikov gazetarëve në një konferencë për shtyp.

Për sot ka pasur raportime për luftime të ashpra në Bahmut, qytet në lindje të Ukrainës, për kontrollin e të cilit ushtritë janë duke luftuar që disa muaj.

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, ka thënë më 3 shkurt se forcat ukrainase do të luftojnë për Bahmutin “aq sa të munden”.

Ministria britanike e Mbrojtjes javën e kaluar ka bërë të ditur se Rusia ka bërë avancime të vogla në tentimet për të rrethuar Bahmutin. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR