• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Reznikov për Si-En-En: Do të vazhdojmë sulmet në urën e Kerçit dhe në Krime, si objektiva legjitime

Reznikov për Si-En-En: Do të vazhdojmë sulmet në urën e Kerçit dhe në Krime, si objektiva legjitime

Kiev, 25 korrik 2023 (MIA) - Ministri ukrainas i Mbrojtjes Aleksej Reznikov sot tha se Ukraina do të vazhdojë me sulmet ndaj Krimesë së pushtuar përkohësisht dhe në urën e Kerçit.

Në një intervistë për Si-En-En, ai tha se "të gjitha këto qëllime janë legjitime", sepse granatimi i tyre do ta ulë aftësinë e rusëve për të luftuar kundër Ukrainës dhe do të ndihmojë të shpëtohen jetët e ukrainasve, transmetojnë mediat ukrainase.

"Taktika normale është t'i shkatërroni linjat logjistike të armikut tuaj për t'i parandaluar të marrin më shumë municion, karburante, ushqim dhe ngjashëm. Prandaj do ta përdorim këtë taktikë kundër tyre", tha Reznikov në pyetjen nëse qëllimi i Ukrainës është përgjithmonë ta pamundësojë urën.

Duke folur për atë nëse Ukraina planifikon të sulmojë anije ruse në Detin e Zi si përgjigje, Reznikov tha se Ukraina ka potencial.

"Kemi armë, siç ishte rasti me kryqëzorin "Moska", dhe nëse na kërcënohen në Detin e Zi, "do të duhet të përgjigjemi", tha ai. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR