• e diel, 24 nëntor 2024

Reznikov nuk beson se Rusia do të përdorë armë bërthamore

Reznikov nuk beson se Rusia do të përdorë armë bërthamore
Kiev, 10 nëntor 2022 (MIA) - Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksej Rezniov sot deklaroi se nuk beson se Rusia do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë sepse kjo nuk do të ishte as pragmatike e as praktike, por se në rastin me Rusinë duhet të llogariten të gjitha rreziqet. "Mendoj se nuk do ta përdorin. Por, përsëri, kur keni majmunin me granatë fqinj, duhet të llogaritni çfarëdo lloj rreziqesh. Por, nuk mendoj se ai është hap pragmatik dhe praktik për ata", deklaroi Reznikov. Ai shfaqi shpresë se India dhe Kina - vende me të cilat dëshiron të bashkëpunojë Moska - qartë ia kanë bërë të ditur Putinit se përdorimi i armëve bërthamore do të jetë "linja e kuqe". fc/    

QËNDRONI TË LIDHUR