• e enjte, 26 dhjetor 2024

Reznikov: Një kundërofensivë tankesh është e mundur në prill ose maj

Reznikov: Një kundërofensivë tankesh është e mundur në prill ose maj

Talin, 30 maj 2023 (MIA) – Ministri ukrainas i Mbrojtjes Olekses Reznikov në një intervistë për televizionin estonez sugjeroi se Ukraina mund të fillojë një ofensivë në prill ose maj, duke përdorur tanke të dërguara nga Perëndimi.

Ai theksoi se tanket Leopard të prodhimit gjerman, të cilat kanë filluar të mbërrijnë në Ukrainë, do të jenë pjesë e kundërofensivës sipas vendimit të Shtabit të Përgjithshëm. 

"Do të varet nga momenti më i mirë. Do të varet nga moti... Mendoj se do të shohim tanke gjatë dy muajve të ardhshëm. Mendoj në prill dhe maj", theksoi Reznikovi. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR