• e enjte, 26 dhjetor 2024

Reznikov dënoi 621 zyrtarë

Reznikov dënoi 621 zyrtarë

Kiev, 9 shkurt 2023 (MIA) - Ministri ukrainas i Mbrojtjes Aleksej Reznikov tha sot se ai ka "zero tolerancë" për korrupsionin dhe se gjatë vitit të kaluar, qindra zyrtarë në Ministrinë e Mbrojtjes ose Forcat e Armatosura janë ndëshkuar pas inspektimeve të brendshme disiplinore.

Sipas agjencive botërore, kjo deklaratë ka për qëllim forcimin e statusit të lëkundur të Reznikov, pas skandalit lidhur me korrupsionin në krye të forcave të armatosura ukrainase.

Reznikov tha se në vitin 2022, gjithsej 621 zyrtarë të forcave të armatosura ose të Ministrisë së Mbrojtjes janë dënuar për shkelje të ndryshme.

"Qëndrimi im parimor ishte, është dhe do të mbetet i pandryshuar: zero tolerancë për çdo shkelje", tha Reznikov. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR