• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rexhep Taip Erdogan dha betimin për mandatin e ri pesëvjeçar presidencial

Rexhep Taip Erdogan  dha betimin për mandatin e ri pesëvjeçar presidencial

Ankara, 3 qershor 2023 (MIA) - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan sot dha betimin për mandatin e ri pesëvjeçar presidencial.

"Betohem në nderin dhe integritetin tim para kombit dhe historisë së madhe turke se do ta ruaj ekzistimin dhe pavarësinë e shtetit, se do t'i përmbahem Kushtetutës, sundimit të së drejtës, demoracisë, parimeve dhe reformave të Ataturkut dhe parimeve të republikës sekulare", tha Erdogan në ceremoninë e inaugurimit në parlamentin në Ankara. 

Erdogan, i cili është lideri me sundimin më të gjatë në Turqi, fitoi në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Në rrethin e dytë fitoi 52,2 për qind të votave dhe me atë e mposhti kundërkandidatin kemal Kiliçdarollu.

Inaugurimi do të shoqërohet me ceremoni në pallatin presidencial, ku do të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga 78 vende dhe organizata ndërkombëtare.

Erdogan u bë kryeministër në vitin 2003, pasi që partia e tij e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK) fitoi në zgjehdje nga fundi i vitit 2002, pas krizës më të rëndë ekonomike në Turqi që prej viteve të 70-ta të shekullit të kaluar.

Ai u bë presidenti i parë drejtpërdrejtë i zgjedhur i Turqisë në vitin 2014, ndërsa u rizgjidh në vitin 2018, pasi që i siguroi autorizimet e reja ekzekutive presidenciale në referendumin e vitit 2017. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR