Reshje të dendura të borës në Turqi: Shkolla të mbyllura dhe shpëtohen qindra qytetarë
- Për shkak të reshjeve të dendura të borës dhe kushteve të tjera të pafavorshme të motit, mësimi nëpër shkolla është pezulluar në 20 nga 81 provincat e Turqisë, si dhe në disa rajone të pesë provincave të tjera, raporton Si-En-En-i turk.
- Post By Fami Bajrami
- 11:13, 25 nëntor, 2024
Ankara, 25 nëntor 2024 (MIA) - Për shkak të reshjeve të dendura të borës dhe kushteve të tjera të pafavorshme të motit, mësimi nëpër shkolla është pezulluar në 20 nga 81 provincat e Turqisë, si dhe në disa rajone të pesë provincave të tjera, raporton Si-En-En-i turk.
Shkollat sot mbeten të mbyllura në Samsun, Kajseri, Nigde, Nevshehir, Bolu, Gumushane, Bajburt, Jozgat, Tokat, Sivas, Kahramanmarash, Erzinxhan, Kirshehir, Kastamonu, Karaman, Malatija dhe zona të tjera.
Në provincën e Malatijës, në lindje të vendit, nga rrëshqitjet e borës janë shpëtuar 787 qytetarë. Në qarkun Hekimhan, ekipet e shpëtimit shpëtuan pesë barinj të cilët ishin ngujuar në borë në një mal, por njëri prej tyre humbi jetën më vonë në spital.
Vazhdojnë punët për pastrimin e rrugëve dhe shpëtimin e qytetarëve. rq/
Foto: printskrin Jutjub