Republikanët e nominuan Xhim Xhordan për kryetar të Dhomës së përfaqësuesve
- Kryetari i Komitetit Gjyqësor në Kongresin Amerikan, Xhim Xhordan, një nga "trampistët" republikanë është nominuar dje për postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, pasi fitoi në votimin e brendshëm mes republikanëve, njoftuan liderët e partive.
- Post By Sara Ademi
- 11:46, 14 tetor, 2023
Uashington, 14 tetor 2023 (MIA) - Kryetari i Komitetit Gjyqësor në Kongresin Amerikan, Xhim Xhordan, një nga "trampistët" republikanë është nominuar dje për postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, pasi fitoi në votimin e brendshëm mes republikanëve, njoftuan liderët e partive.
Xhordan me votim të fshehtë fitoi Austin Skot, i cili gjithashtu i përket krahut të fortë të partisë. Xhordan mori 124 vota dhe kundërkandidati i tij 81.
Dhoma e poshtme e Kongresit është paralizuar prej 10 ditësh për shkak të përpjekjeve të pasuksesshme të deritanishme për të zgjedhur një "kryetar" për të pasuar Kevin Mekartin. Disa republikanë thonë se problemet e tyre janë më të thella se mungesa e lidershipit.
"Ka mungesë besimi. Mungesa e transparencës, tha kongresmeni Kat Kamak. "Ne duhet të merremi me këtë përpara se të shkojmë te Kryetari i Dhomës".
Testi tjetër i Xhordanit është nëse ai mund të marrë 217 vota nga e gjithë Dhoma e Përfaqësuesve, përfshirë demokratët.
Deputeti Stiv Skaliz, i cili para Xhordanit u nominua nga republikanët si kryetar i ardhshëm i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, para dy ditësh u tërhoq nga gara për kreun republikan të Dhomës së Poshtme, pasi partia nuk arriti të zgjidhte përçarjet e brendshme. sa/
foto: EPA