• e enjte, 26 dhjetor 2024

Republika e Qipros dërgon dy aeroplanë për ballafaqim me zjarret në Shën Nikollë dhe Çashkë

Republika e Qipros dërgon dy aeroplanë për ballafaqim me zjarret në Shën Nikollë dhe Çashkë

Nikozia, 7 gusht 2024 (MIA) - Dy aeroplanë të tipit "Air Traktor" dhe gjithsej nëntë anëtarë të ekuipazhit nga Republika e Qipros do të mbërrijnë në Shkup sot pasdite, në kuadër të ndihmës për Maqedoninë e Veriut nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së dhe nga nesër do të marrin pjesë në shuarjen e zjarreve në Shën Nikollë dhe Çashkë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sektori i Pyjeve në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Mjedisit të Republikës së Qipros njoftoi se “me urdhër të drejtorit të sektorit specifik Savva Ezekil dhe pas konsultimit me ministren kompetente Maria Panajotu, përmes Mekanizmit për Mbrojtje Civile të Bashkimit Evropian po dërgohet ndihmë për Republikën e Maqedonisë së Veriut për trajtimin e zjarreve në pyjet në zonat e Çashkës dhe Shën Nikollës", ndërsa është informuar edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Qipros Konstantinos Kombos.

Dy aeroplanët, me katër anëtarë të ekuipazhit dhe pesë persona për mbështetje tokësore, u ngritën në orën 10:15 të mëngjesit të sotëm nga aeroporti në Pafos në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, është planifkuar një stacion gjatë udhëtimit në aeroportin e ishullit grek Rodos për mbushje me karburant dhe sipas vlerësimeve pritet të mbërrijnë tek ne rreth orës 17:00.

Pas mbërritjes do të informohet me detaje për veprimin, ndërsa pritet herët në mëngjes të marrin pjesë në shuarjen e zjarreve.

Është planifikuar që aeroplanët qipriot në Republikën e Maqedonisë së Veriut të qëndrojnë pesë ditë.

Avionët specifikë të tipit "Air Tractor", siç njoftohet nga Departamenti i Pyjeve të Ministrisë kompetente të Qipros, janë të pajisur me pajisje të përshtatshme për shuarjen dhe përdorimin e shkumës, gjithashtu janë të pajisur me pajisje të përshtatshme telekomunikuese, si për komunikim me Njësinë e aseteve ajrore në Larnaka, si dhe për transmetimin e informacionit dhe materialit fotografik.

Nga mesi i qershorit të vitit 2024 të dy aeroplanët janë pjesë e mekanizmit rescEU dhe ky është misioni i tyre i parë. sa/

Foto: Sektori për pylltari pranë Ministrisë për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Mjedis Jetësor të Republikës së Qipros

QËNDRONI TË LIDHUR