• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Republika Çeke votoi në zgjedhje pavarësisht përmbytjeve

Republika Çeke votoi në zgjedhje pavarësisht përmbytjeve

Pragë, 21 shtator 2024 (MIA) - Në Çeki sot në ora 14 janë mbyllur vendvotimet, ku çekët përkundër vërshimeve katastrofike në lindje të vendit, nga e premtja pasdite kanë zgjedhur gjithsej 675 këshilltarë në 13 prej 14 rajoneve të Republikës Çeke ku përveç kësaj, në një të tretën e territorit të saj u mbajtën zgjedhje plotësuese për Dhomën e lartë të Parlamentit.

Qeveria vendosi të mos shtyjë zgjedhjet për shkak të vërshimeve, sepse do të duhej të shpallte gjendje të jashtëzakonshme për të cilën konsideron se nuk ka bazë ligjore.

MPB ndihmoi të votohet në pesë nga 35 bashkitë më të goditura të cilat nuk mundën ta bëjnë këtë vetë.

Komisionet zgjedhore dhe mediat vlerësojnë se pak më shumë se 30 për qind e votuesve kanë dalë në votime, pjesërisht për shkak të përmbytjeve, por kryesisht sepse çekët gjithsesi nuk janë të interesuar për zgjedhjet rajonale.

Foto EPA

QËNDRONI TË LIDHUR