• e enjte, 26 dhjetor 2024

Reporterët pa Kufij: Talibanët arrestuan nëntë gazetarë në Afganistan

Reporterët pa Kufij: Talibanët arrestuan nëntë gazetarë në Afganistan

Kabul, 17 gusht 2023 (MIA) - Talibanët arrestuan nëntë gazetarë në Afganistan për më pak se dy javë, njoftuan Reporterë pa kufij (RSF), raportoi DPA.

Arrestimet, siç citon organizata, ishin kryer gjatë bastisjeve në pesë provinca në 11 ditët e fundit.

"Ekziston frikë dhe pasiguri ndërmjet atyre që punojnë në mediat afgane", tha drejtori ekzekutiv i Reporterë pa Kufij, Kristijan Mir.

Njëri nga gazetarët është liruar.

Të hënën organizata afgane NAI e konfirmoi arrestimin e tre gazetarëve në provincën jugore Kandahar.

"Nuk ka arsye të qartë për arrestimin e atyre gazetarëve", thuhet në kumtesën e RSF-së.

Pasi u kthyen në pushtet dy vjet më parë, talibanët e kanë kufizuar ashpër lirinë e shtypit. Që atëherë, qindra punonjës të medias janë larguar nga vendi. Më shumë se 80 për qind e gazetareve femra në Afganistan kanë pushuar së punuari. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR