• e premte, 27 dhjetor 2024

Reporterë pa Kufij: Kina arrestoi mbi 100 gazetarë vitin e kaluar

Reporterë pa Kufij: Kina arrestoi mbi 100 gazetarë vitin e kaluar

Uashington, 5 maj 2023 (MIA) - Kina arrestoi më shumë se 100 gazetarë vetëm vitin e kaluar, më shumë se çdo vend tjetër në botë, cituan Reporterë pa Kufij (RSF).

Qeveria e presidentit kinez Si Xhinping ka forcuar kontrollin mbi popullsinë, ndërsa organizata RSF, e cila merret me mbrojtjen e lirisë së medias, njoftoi se Kina është gjithashtu një nga eksportuesit më të mëdhenj të propagandës.

Një raport i RSF-së i publikuar dy ditë më parë tha se Kina renditet e dyta në indeksin vjetor të lirisë së shtypit, menjëherë pas fqinjit të saj Koresë së Veriut.

Partia Komuniste në pushtet e Kinës ka forcuar kontrollin e saj të rreptë më parë mbi mediat, të cilat janë të gjitha në pronësi të shtetit.

Nga faqet e internetit dhe rrjetet sociale në vendin më të populluar në botë po kërkohet të censurojnë përmbajtjen që kritikon ose kundërshton sundimin njëpartiak.

Raporti i RSF-së vlerësoi se liria e shtypit në Kinë është "në një gjendje katastrofike" dhe se presidenti kinez Si Xhinping po zhvillon një "kryqëzatë kundër gazetarisë".

Pekini ushtron kontrollin më të gjerë të internetit në botë. Filtrat e tij synojnë të pengojnë publikun kinez të hyjë në faqet e internetit të drejtuara nga media të huaja, qeveri dhe grupe të të drejtave të njeriut.

Gazetarët kinezë ndiqen penalisht me akuza për spiunim, zbulim të sekreteve shtetërore dhe shkaktimin e mosmarrëveshjeve në shoqëri, dhe shteti i keqtrajton, frikëson dhe shtyp ata, thekson RSF. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR