• e martë, 24 dhjetor 2024

"Reporterë pa kufij" kërkojnë hetim për vrasjen e dy gazetarëve në Siri

Damask, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Organizata ndërkombëtare "Reporterë pa kufij" bëri thirrje për hetim të pavarur për vrasjen e dy gazetarëve në Siri, transmeton DPA.

Drejtoresha ekzekutive e organizatës, Anja Osterhaus theksoi se vrasja e punonjësve të mediave është krim lufte dhe se akte të tilla nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar.

Fotografi i DPA-së, Anas Alkarbutli, u vra të mërkurën në sulmin ajror që dyshohet se është kryer nga aleanca ushtarake siriano-ruse. Para vrasjes, gazetari 32-vjeçar po raportonte për konfliktin mes rebelëve dhe forcave qeveritare në Siri.

Katër ditë më parë, më 30 nëntor, u vra edhe gazetari i televizionit shtetëror turk TRT, Mustafa al Kurdi, kur forcat pro-qeveritare hapën zjarr ndaj automjetit, ku ka qenë ai.

"Reporterë pa kufij" theksojnë se gazetarët e luftës janë më të ekspozuarit ndaj rreziqeve dhe se bashkësia ndërkombëtar duhet të ndërmarrë masa për mbrojtjen e tyre. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR