• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

"Reporterë pa kufi": Këtë vit jetën e kanë humbur 54 gazetarë, prej të cilëve një e treta në Gazë

Paris, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Të paktën 54 gazetarë janë vrarë këtë vit në të gjithë botën, prej të cilëve pothuajse një e treta në Rripin e Gazës, njofton organizata për të drejtat e njeriut "Reporterë pa kufi" në raportin e saj vjetor.  

Deri tani numri i gazetarëve të vrarë mbetet në nivel të njejtë, tregojnë të dhënat nga fundi i nëntorit të siguruar nga organizata. Megjithatë, ajo tha edhe se çdo vit ka mësuar për raste të vdekjeve të cilat jepen në statistikë, kështu që ka gjasa që numri i gazetarëve të vrarë të rritet.

Në raport thuhet se mbulimi i konflikteve ushtarake ka qenë i rrezikshëm, me 31 nga 54 gazetarë të vrarë në zonat e konfliktit, më së shumti në pesë vitet e fundit. Zona më e rrezikshme është Gaza, ku Izraeli lufton me Hamasin dhe grupet e tjera palestineze.

Duke parë të dhënat që nga fillimi i luftës, kur Hamasi dhe grupet e tjera sulmuan Izraelin, më shumë se 145 gazetarë u vranë në Rripin e Gazës deri në fund të nëntorit, thuhet në dokument. Të paktën 35 prej tyre janë vrarë në krye të detyrës. 

Në Izrael që nga fillimi i luftës janë vrarë dy gazetarë, ndërsa në Liban pesë. "Reporterët pa kufi" kërkuan nga Gjykata penale ndërkombëtare që t'i hulumtojë vrasjet e punonjësve mediatik si krime të mundshme lufte. qa/

Foto: Piksabej

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR