• e enjte, 26 dhjetor 2024

Renxherët në një park kombëtar në Juta poqën biskota në një automobil të parkuar

Renxherët në një park kombëtar në Juta poqën biskota në një automobil të parkuar

Sollt Lejk Siti, 30 korrik 2023 (MIA) - Të punësuarit në Parkun Kombëtar Zajon në pjesën jugore të shtetit federal amerikan Juta, poqën biskota në një automobil të parkuar që të tregojnë se sa i madh është i nxehti i cili e kaploi atë pjesë të SHBA-së. 

"Automobili juaj mund të bëhet furrë. Për këtë vendosëm të pjekim biskota", thonë renxherët në një publikim në Instagram, në të cilin është publikuar edhe një video në të cilën tregohet se si renxherët vendosën tepsinë me biskota brenda një automobili.

Biskotave u duhej tri orë që të piqeshin, ndërsa renxherët komentojnë se kishin dalur "pak krokante". 

Temperaturat në Zajon gjatë javëve të kaluara vazhdimisht ishin mbi 38 gradë Celsius, që nënkupton se temperaturat në automjete aty mund të arrijnë edhe 93 gradë Celsius, transmetojnë mediat amerikane. 

Para se të piqeshin biskotat, në automobil ishte vendosur një termometër i cili ishte shkrirë nga nxehtësia. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR