• e enjte, 26 dhjetor 2024

REL: Vendet e Karaibeve drejt ndarjes nga monarkia britanike

REL: Vendet e Karaibeve drejt ndarjes nga monarkia britanike

Londër, 8 maj 2023 (MIA) - Kurorëzimi i mbretit britanik Çarlls i përshpejtoi planet e Xhamajkës dhe Belizes që të largohen nga monarkia britanike dhe të bëhen republika, përderisa vendet e tjera të Karaibeve njoftuan se do ta ndjekin shembullin. 

Popullata e kësaj pjese të Komonuelthit e shqyrton marrëdhënien e saj me mbretin e ri, por edhe me trashëgëiminë e monarkisë britanike, siç janë "racizmin, shtypjen, kolonializmin dhe robërinë", shkruan Radio Evropa e  Lirë (REL), duke i transmetuar një pjesë të mediave botërore. 

Në prag të kurorëzimit zyrtar të monrakut britanik i cili u ul në fron pas vdekjes së nënës së tij mbretëreshës Elizabeta, politikanët udhëheqës të Xhamajkës dhe Belizës deklaruan se mendojnë ta refuzojnë mbretin Çarlls si shef i shtetit me qëllim që të bëhen republika, shkruan gazeta franceze Mond. 

Xhamajka dhe Belize janë ish koloni britanike në Karaibe të cilat janë shtete të pavarura me dekada. Por, si edhe 12 vendet e tjera të Komonuelthit jashtë Britanisë - duke përfshirë Australinë, Kanadanë dhe Zelandën e Re - ata e ruajnë sistemin e monarkisë kushtetuese dhe e kanë mbretin Çarlls shef të shtetit, me guvernator të përgjithshëm lokal i cili i kryen detyrat në emër të tij. 

Marlen Malaho Forte, ministrja për Çështje Juridike dhe Kushtetuese e Xhamajkës, tha se kurorëzimi i mbretit Çarlls i ka përshpejtuar planet e ishullit që të bëhet republikë dhe se Xhamajka do të mund të mbante referndum tashmë vitin e ardhshëm. 

Ajo theksoi se krijimi i republikës do të nënkuptonte "t'i thuhet lamtumirë formës së qeverisë në lidhje me të kaluarën e dhimbshme të kolonializmit dhe tregtisë transatlantike me pengjet".

Kryeministri i Belizesë, Xhon Briçenjo, tha se ka "shumë gjasa" që vendi i tij të jetë vendi i ardhshëm në Komonuelth që do të bëhet republikë, pasi Barbadosi e bëri këtë në vitin 2021. 

Qeveria e Belizesë vitin e kaluar miratoi ligjin për krijimin e komisiontit kushtetues, që u takua në nëntor që të shqyrtojë vendosjen e reformave të ndryshme, duke përfshirë edhe transformimin në republikë.

Briçenjo tha se do t'i tregojë rekomandimet e tij në referendum vitin e ardhshëm, por nuk e përjashton ndarjen potenciale të monarkisë në vend përmes parlamentit. 

Gjithashtu, shton Mond, pas vdekjes së mbetërreshës Elizabeta, kryeministrja e vendit Antigva dhe Barbuda - vend tjetër i Komonulthitë - njoftoi se planifikon referndum për këtë çështje në afat prej tre viteve. 

Debati në të gjithë Karaibet për t'u shkëputur nga monarkia, siç bëri Barbados në 2021, u nxit nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeta. Sidomos në këtë rajon, shkruan Uashington Post, monarkia është për shumë një kujtesë e pushtimit kolonial, skllavërisë dhe shfrytëzimit.

Belize, që kufizohet me Guatemalën, Meksikën dhe Detin e Karaibeve, u bë koloni britanike në vitin 1862 dhe arriti pavarësinë në vitin 1981.

Derisa qeveria e Belizesë vlerëson se a të mbajë referndum për ta lëshuar kurorën, banorët e këtij vendi të Amerikës Qenbdrore, thekson gazeta, e shqyrtojnë marrëdhënien me trashëgiminë e tij dhe mbretin e saj. 

Popullata e robëruar e Belizesë, sipas Uashington Post, ka përfshirë rreth 2.300 njerëz në shekullin 18, kur rajoni ishte koloni britanike dhe kryesisht përdorej për prerje dhe eksportim i sofër dhe lëndë druri.

Pas vendimit të kryeministres së Barbadosit, Mia Motli që ta shfrytëzojë shumicën parlamentare të partisë së saj për transzicion të vendit në republikë, diskutimet për të ardhmen e monarkisë britanike u ndalua përgjatë rajonit të Karaibeve, shkruan Gardian. 

Përveç Belizes, e cila po shpall reformat kushtetuese dhe po shkëputet nga monarkia, zyrtarët në shtatë vendet e mbetura të Karaibeve kanë treguar se do të kërkojnë të ndjekin të njëjtën rrugë - megjithëse orari, procedurat dhe përgjegjësitë e qeverisë ndryshojnë në secilin vend. Belize është i vetmi vend i mbetur i Karaibeve ku, si Barbados, monarkia mund të hiqet pa referendum.

Në Antigva dhe Barbuda, kryeministri Gaston Braun pak pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeta deklaroi se do të mbajë referendum në afat prej tre vjetëve, Nevojitet shumicë prej dy të tretave që ta kalohet pragu, me çka pengesa do të jetë edhe më e madhe. 

Skenari është i njëjtë në Seint Uincent dhe Grenadines, ku referendumi për tranzicionin në një republikëdështoi në 2009. Vitin e kaluar, kryeministri Ralf Gonsalves artikuloi mbështetjen për një tjetër votim, por tha se ai do ta bënte këtë vetëm me mbështetjen dypartiake, që do të thotë se nuk ka ende një afat kohor të qartë.

Një debat i tillë, sipas Guardian, nuk ka nisur me vendimin e Barbados në vitin 2021 dhe as me vdekjen e Mbretëreshës Elizabeta vitin e kaluar. Të nxitur nga një valë nacionalizmi dhe socializmi, tre ish-kolonitë britanike, Guajana, Trinidad dhe Tobago dhe Dominika e sapopavarur, hoqën monarkun si kreun e shtetit në vitet 1970.

Derisa kryeministri aktuaë i Belizesë, Xhon Brisenjo, nuk e përjashton mundësinë për heqjen e monarkisë me votim në parlament, në Xhamajka, ku për largim do të nevojitej shumicë prej dy të tretave në parlament dhe shumicë e thjeshtë në referdnum, qeveria, shton gazeta, u detyrua të votojë para zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme në vitin 2025. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR