• e enjte, 26 dhjetor 2024

REL: BE-ja do t'u bëjë thirrje të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor të vendosin sanksione ndaj Rusisë

REL: BE-ja do t'u bëjë thirrje të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor të vendosin sanksione ndaj Rusisë

Brukse, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Në samitin e përbashkët javën e ardhshme, Bashkimi Evropian qartë do të kërkojë nga vendet e Ballkanit Perëndimor që tërësisht ta respektojnë politikën e sanksioneve ndaj Rusisë.

Në Draft deklaratën, që duhet të miratohet në fund të samitit, thuhet se përshtatja me politikat e BE-së është sinjal i qartë për orientimin strategjik të partnerëve, tani më shumë se kurrë.

Shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së më 13 dhjetor do të takohen me kolegët e tyre nga gjashtë vende të rajonit në samitin e rregullt vjetor BE-Ballkani Perëndimor.

“Përderisa ne thellojmë bashkëpunimin tonë me partnerët, ne u bëjmë ftesë atyre që të bëjnë progres të shpejtë dhe të qëndrueshëm drejt përshtatjes së plotë me politikën e e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, përfshirë edhe masat restriktive të BE-së në këtë drejtim. Ne vlerësojmë ata partnerë nga Ballkani Perëndimor, të cilët tashmë kanë dëshmuar përkushtimin e tyre strategjik duke u përshtatur në tërësi me politikën e jashtme të BE -së dhe i inkurajojmë ato të cilat nuk e kanë bërë një gjë të tillë deri më tash që ta ndjekin këtë rrugë. Ne, po ashtu, i inkurajojmë përpjekjet e përmirësuara për të zbatuar masat restriktive dhe parandalimin e anashkalimit të tyre”, thuhet në këtë tekst, në të cilin Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje.

Me këtë dokument duhet të pajtohen edhe pjesëmarrësit e samitit nga rajoni.

Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë pritet që të jetë një prej temave kryesore të debatit pasi vlerësohet se këto raporte janë kyçe për stabilitetin e gjithë rajonit. Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011. Palët kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR