• e shtunë, 13 korrik 2024

Rekord botëror: Në Kaliforni ka rënë xhekpoti prej dy miliardë dollarëve në lotari

Rekord botëror: Në Kaliforni ka rënë xhekpoti prej dy miliardë dollarëve në lotari
Los Anxhelos, 8 nëntor 2022 (MIA) - Një lojtar në Kaliforni ka fituar 2.04 miliardë dollarë në lotari, njoftoi sot ueb-faqja zyrtare e lotarisë "Pauerboll", që është fitore rekorde në botë. Pas disa javësh pa fitues, vetëm një biletë e fitoi preminë me numrat 10, 33, 42, 47, 56 dhe 10, komunikoi lotaria. “Lotaria e Kalifornisë u bë me miliarderin e parë në historinë e saj”, njoftoi Lotaria e Kalifornisë, duke theksuar se bileta me fat është shitur në Qendrën e shërbimit Xho në Altadena, Kaliforni. Fituesi me fat duhet të zgjedhë nëse dëshiron ta marrë të gjithë shumën, por me këste në tre dekada, apo të paguhet përnjëherë, me 997.6 milionë dollarë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR