• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Rekord 229,5 milionë euro kanë dërguar emigrantët shqiptarë në tremujorin e dytë

Rekord 229,5 milionë euro kanë dërguar emigrantët shqiptarë në tremujorin e dytë

Tiranë, 12 shtator 2023 (MIA) - Banka Qendrore e Shqipërisë njoftoi se në tremujorin e dytë të këtij viti, depozitat nga emigrantët shqiptarë kanë arritur në 229,5 milionë euro, që është 37 milionë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Para kësaj, tremujori me flukset më të mëdha valutore është tremujori i fundit i vitit 2022 me rreth 241.7 milionë euro.

Gjithsej dërgesat e emigrantëve kanë arritur një rekord prej 1.1 miliardë eurove vitin e kaluar.

Ato përbënin 10 për qind të Bruto prodhimit vendor (BPV) ose sa investimet e huaja direkte.

Banka Qendrore thekson se nivelet e larta të remitancave, së bashku me investimet e huaja direkte dhe fluksin e fondeve nga turizmi, janë faktorët kryesorë të zhvlerësimit të fortë të valutave të huaja, veçanërisht të euros.

Depozitat e emigrantëve shqiptarë, të cilët kryesisht punojnë në Eurozonë, mbeten një burim i rëndësishëm të ardhurash për ekonominë e Shqipërisë. mb/

Foto. Banka qendrore e Shqipërisë

QËNDRONI TË LIDHUR