• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rekomandime të BB-së: Mjedis biznesi i parashikueshëm, eko sistem inovativ, institucione financiare të pavarura tregtare

Rekomandime të BB-së: Mjedis biznesi i parashikueshëm, eko sistem inovativ, institucione financiare të pavarura tregtare

Shkup, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Të krijohet mjedis biznesi që do të jetë i parashikueshëm dhe do t'i ulë shpenzimet dhe kohën e firmave në pjesën e kërkesave administrative dhe burokratike, formim të eko sistemit inovativ, i cili do t'i afrojë, teknologjitë dhe dituritë e reja pranë ndërmarrjeve vendore, sektorin financiar, që i përfshin të gjitha forma dhe do t'i ofrojë shërbime të llojllojshme financiare, me të cilat do të përmirësohet likuiditeti dhe aftësia investuese e ndërmarrjeve dhe integrimi evropian edhe në tregun rajonal edhe në atë evropian.

Këto janë rekomandimet kyçe të Bankës Botërore për politikat për zhvillimin e sektorit privar, të parashtruara sot në një ngjarje në Kuvend në organizim të Komisionit për çështje ekonomike, në prani të përfaqësuesve të  ministrive dikasteriale dhe institucioneve kompetente, sektorit joqeveritar, odave ekonomike dhe Organizatës së punëdhënësve.

Që të arrihet e gjithë kjo, sipas BB, nevojiten institicione të pavarura financiare tregtare, të cilat do ta rregullojnë gjegjësisht derregullojnë tregun siç janë Banka zhvillimore, Komisioni për mbrojtje të konkurrencës, .... gjegjësisht të gjithë rregullatorët që ekzistojnë në treg, të cilët do të duhet të sjellin vendime të drejta dhe tregu të funksionojë dhe të japë mundësi.

Nga BP thonë se nevojitet diversifikim i eksportit me çka më shumë firma të shtetit do të eksportojnë në më shumë tregje, produkte dhe shërbime nga më të ndryshmet.

"Në Maqedoni eksportet janë një nga shtytësit kryesorë të zhvillimit, por janë shumë të përqendruara në një treg, atë gjerman, të përqendruar në industrinë e automobilave dhe në një numër relativisht të vogël të kompanive të mëdha, kështu që ka një përqendrim shumë të lartë të rrezikut. Kjo që po ndodh tani me ekonominë gjermane ka efekte të mëdha negative në ekonominë tonë", tha Tatjana Markoska, specialiste për zhvillimin e sektorit privat në Bankën Botërore.

Valerija Peroti, menaxhere në Sektorin për zhvillim të ekonomisë në Bankën Botërore, në një prezantim të konstatimeve nga Raporti Business Ready të BB, mjeti me të cilin hartohen vendet që mund të përmirësohen, theksoi se në vend ka hendek në shërbimet publike.

Peroti deklaroi se Maqedonia e Veriut ka rezultatin më të lartë për sa i përket fillimit të një biznesi, me praktika të mira në rregulloret e pronësisë së biznesit ose kohën për të regjistruar një ndërmarje të re dhe për sa i përket shërbimeve të energjisë elektrike dhe ujit, ka mekanizma të mirë ankesash dhe tarifa të mira. ,...

Ajo përmendi disa shembuj të reformave që mund të zbatohen për të mbështetur sektorin privat dhe vuri në dukje se, veçanërisht në kuadrin rregullator për ndërmarjet e shërbimeve, nuk ka një politikë të vetme për plane të përbashkëta.

Në shtyllën e shërbimeve publike, Maqedonia e Veriut mund të përmirësojë ndërveprimin dhe integrimin e platformave të ndryshme, si për shembull mes Regjistrit të pasurive të paluajtshme dhe agjencive të tjera. Sa i përket tatimeve, theksoi se nuk ka mundësi të dorëzohen deklarata elektronike. Në tregtinë ndërkombëtare, ka disa praktika të mira që mund të zbatohen, si përmirësimi i shërbimeve digjitale mes ndërmarrjeve dhe një shembull është njohja e vlefshmërisë ligjore të nënshkrimeve të huaja. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR