Krishtlindja në ITSHKSH edhe në herë shpërndau mesazhe paqeje
- Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në praninë e Zv. Kryeminstrit të Parë, Izet Mexhiti, të diplomatëve, të komunitetit katolik shqiptar dhe të përfaqësuesve të Ipeshkvisë së Kosovës, u organizua një pritje solemne me rastin e festës së Krishtlindjes që mbahet tash më tradicionalisht në ITSHKSH në nderim të figures së Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereze dhe komunitetit të cilit ajo i takonte. Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori I ITSHKSH-së, Prof. dr. Skender Asani, pasi vuri në dukje arsyet e organizimit të kësaj festeje, foli edhe për rëndësinë që kishte Shkupi në fermentimin e vetëdijes kombëtare e kulturore të shqiptarëve nëpër shekuj.
Shkup, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në praninë e Zv. Kryeminstrit të Parë, Izet Mexhiti, të diplomatëve, të komunitetit katolik shqiptar dhe të përfaqësuesve të Ipeshkvisë së Kosovës, u organizua një pritje solemne me rastin e festës së Krishtlindjes që mbahet tash më tradicionalisht në ITSHKSH në nderim të figures së Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereze dhe komunitetit të cilit ajo i takonte. Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori I ITSHKSH-së, Prof. dr. Skender Asani, pasi vuri në dukje arsyet e organizimit të kësaj festeje, foli edhe për rëndësinë që kishte Shkupi në fermentimin e vetëdijes kombëtare e kulturore të shqiptarëve nëpër shekuj.
Sipas tij Shkupi pati të kaluar të lavdishme dhe për këtë, siç gtha ai, flasin veprat dhe kontributet e atyre që e lartësuan këtë lavdi, siç ishin Pjetër Bogdanit, Toma Raspasani, Ndue Bytyçi, Lazër Mjeda, Zef Rama, Gaspër Gjini, të cilët lidhjen me Shkupin nuk e kishin vetëm në kuadër të rutinës që ua caktonte misioni kishtar, por kjo lidhje ishte shprehje e një vizioni që ata kishin për këtë qytet të lashtë. Në vazhdim drjetori Asani foli për kontekstin aktual dhe rolin që mund të kenë festat siç është Krishtlindja në afrimi e njerëzve.
“Sikur dashuria dhe dhembshuria të zinin vend pak më tepër në zemrat e njerëzve, bota sot do të ishte më ndryshe, të pakten nuk do të ishte kaq e konfrontuar dhe rivalizuar, prandaj edhe ky takim i yni sot këtu në Shkup, në nderim të Krishtlindjes, le të jetë një xixë drite më tepër në tunelin e mosmarrëveshjeve e grindjeve midis njerëzve. Të gjithë ne meritojmë ardhmëri të dinjitetshme, por që të arrihet kjo, sot nevojitet mirëkuptim dhe interaksion më i madh human në mes të njerëzve”, u shpreh drejtori Asani.
Zv. Kryeminstri i Parë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Izet Mexhiti, në fjalën e tij përshëndetëse foli për mozaikun tonë multikulturor e multireligjioz, i cili sipas tij, nuk do të jetë asnjëherë i plotëkuptimtë pa prezencën dhe vendin e merituar të vëllezërve tanë katolikë. Kjo është një trashëgimi dhe dëshmi e prezencës dhe vazhdimësisë sonë historike dhe ky fakt paraqet një vlerë unike për të cilën ne si shqiptarë të Maqedonisë së Veriut duhet të jemi krenarë, u shpreh Mexhiti.
“Prandaj, unë jam këtu sot për të siguruar të gjithë të pranishmit këtu si zëvendës kryeministër se Qeveria do të jetë gjithmonë një partner për të adresuar çështjet të cilat e brengosin këtë komunitet dhe përmes projekteve e politikave afirmative për ta mbrojtur e kultivuar identitetin e shqiptarëve katolikë të Maqedonisë si pjesë përbërëse e tërësisë sonë identitare si shqiptarë. Me këtë rast, përgëzoj ITKSH-në për projektet e njëpasnjëshme për të dokumentuar prezencën, rolin dhe kontributin e katolikëve shqiptarë të Shkupit në rrjedhat e përgjithshme të kombit tonë. Hulumtimet tuaja si në Shkup por edhe në regjion janë dëshmi historike për prezencën e një popullate e cila, për fat të keq, sot duket më shumë si përfaqësim simbolik dhe jo më shumë se kaq. Por, puna duhet të vazhdojë dhe unë ju inkurajoj të vazhdoni – të gjeni gjurmë, dëshmi, e protagonistë të cilët do të flasin për katolikët e Shkupit”, nënvizoi Mexhiti.
Miku i Institutit, Don Lush Gjergji, përfaqësues i Ipeshkvisë së Kosovës pasi uroi Krishtlindjet kërkoi që të kultivohet një dashuri dhe vëllazëri më e madhe në mes nesh, duke marrë për bazë edhe mësimet vizionare të Shën Nënës Tereze.
Siç theksohet në kumtesë, ceremonia solemne u shoqërua me disa pika muzikore, me këngët “Shetja Natë”, “What child isthis”, “Nëna e bukur” të intrerpretuara nga solistja Doruntina Gjini, shoqëruar me piano nga Don Shtjefën Donës.
Foto: ITSHKSH