• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rejtingu i Bajdenit për të tretin muaj radhazi ka një trend të rritjes, ka arritur në 44 për qind

Rejtingu i Bajdenit për të tretin muaj radhazi ka një trend të rritjes, ka arritur në 44 për qind
Uashington, 6 tetor 2022 (MIA) – Pak më shumë se një muaj deri në zgjedhjet afatmesme në SHBA të caktuara për në nëntor, demokratët amerikanë i japin mbështetje presidentit Xho Bajdenit, megjithatë, shumica e qytetarëve nuk besojnë se vendi po shkon në drejtim të duhur. Sipas sondazhit të fundit të En-pi-ar/Marist, rejtingu i Bajdenit është rritur në 44 për qind, që është një përmirësim për të tretin muaj radhazi, pasi në korrik ra në 36 për qind. Edhe pse ka një rritje relative në besimin e tij, megjithatë, nga sondazhi zbulohet se shtatë nga dhjetë të anketuar janë përgjigjur se vendi po shkon në drejtimin e gabuar, dhe se inflacioni edhe më tej mbetet është problemi kryesor për të cilën votuesit do të mendojnë kur do të shkojnë ta hedhin fletëvotimin në nëntor. Nga sondazhi, gjithashtu, kuptohet se si republikanët, ashtu edhe demokratët janë të motivuar të votojnë masivisht këtë sezon zgjedhor, para së gjithash për shkak të shfuqizimit të të drejtave të garantuara për abort nga Gjykata e Lartë në korrik të këtij viti. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR