• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rej: Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit do ta shkaktojë kërcënimin më të madh terrorist për SHBA-në që nga ngritja e SHI-së

Rej: Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit do ta shkaktojë kërcënimin më të madh terrorist për SHBA-në  që nga ngritja e SHI-së

Uashington, 31 tetor 2023 (MIA) - Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit do ta shkaktojë kërcënimin më të madh terrorist për SHBA që nga ngritja e Shtetit Islamik para pothuajse një dekadë më parë, deklaroi drejtori i FBI-së Kristofor Rej në  seancën e sotme  dëgjimore në Kongres. 

Reji tha se nga përshkallzimi i konfliktit izraelo-palestinez në Gazë, pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, shumë organizata të huaja terroriste kanë bërë thirrje për sulme kundër SHBA dhe Perëndimit, duke rritur ndjeshëm kërcënimin nga ekstremistët e dhunshëm amerikanë.  

Mediat britanike raportojnë se Reji ka folur në një seancë dëgjimore përpara Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Çështjeve Qeveritare të Senatit amerikan.

Gjatë seancës dëgjimore, Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA, Alehandro Majorkas deklaroi se urrejtja e drejtuar ndaj studentëve hebrenj në SHBA në javët e fundit ka kontribuar në rritjen e antisemitizmit. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR