• e shtunë, 23 nëntor 2024

Regjistrohet tërmet i fuqishëm në Indonezi

Regjistrohet tërmet i fuqishëm në Indonezi

Xhakartë, 14 prill 2023 (MIA) - Një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej shtatë ballëve sipas shkallës Rihter është regjistruar sot në det në veri të ishullit indonezian Java.

Për momentin nuk ka të dhëna për viktima të mundshme dhe dëme materiale.

Tërmeti ishte në një thellësi prej 594 kilometrave me epiqendër 96 kilometra nga Tubani dhe 157 kilometra nga Surabaja, qyteti i dytë më i populluar i Indonezisë.

Tërmeti është ndjerë në një pjesë të madhe të Java, deri në ishullin Bali.

Pas tërmetit nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR