• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri është vazhduar deri më 15 nëntor

Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri është vazhduar deri më 15 nëntor

Tiranë, 25 tetor 2023 (MIA) - Regjistrimi i popullsisë dhe banesave në Shqipëri do të zgjasë deri më 15 nëntor dhe jo deri më 30 tetor që ishte parashikuar më parë, ka bërë të ditur drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli gjatë një dalje për mediat ku tregoi dhe arsyet e këtij vendimi.

“Pavarësisht pjesëmarrjes së lartë të qytetarëve në këtë aktivitet rreth 3 për qind e zonave në të gjithë territorin e Shqipërisë, ende nuk janë numëruar. Për këtë arsye në disa zona të bashkive të vendit, mbledhja e informacionit në kuadër të regjistrimit do të vazhdojë deri në datën 15 nëntor të vitit 2023.”

Dhuli u shpreh se pavaresisht ndonje problemi të vogël dhe sporadik, procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave ka vijuar me ecuri pozitive.

Regjistrimi i popullsisë dhe banesave që ka nisur më 18 shtator të këtij viti është censusi i 12-të që zhvillohet në Shqipëri. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR