• e diel, 06 tetor 2024

Refuzohet ankesa e kundërshtarit më të madh aktual të Putinit: Kara-Murza mbetet në burg për 25 vjet

Refuzohet ankesa e kundërshtarit më të madh aktual të Putinit: Kara-Murza mbetet në burg për 25 vjet

Moskë, 14 maj 2024 (MIA) – Gjykata Supreme ruse ka refuzuar ankesën kundër e aktvendimit me 25 vjet burg për tradhti të iniciuar nga kritikuesi i Kremlinit, Vlladimir Kara-Murza, publikuan sot agjencitë e huaja.

Kara-Murza ka nënshtetësi të dyfishtë, ruse dhe britanike, dhe vazhdimisht ka kritikuar luftën në Ukrainë, presidentin rus Vlladimir Putin dhe ka lobuar për sanksionet Perëndimore kundër Risusë.

Politikani opozitar u arrestua dy muaj para fillimit të konfliktit në Ukrainë në shkurt të vitit 2022 dhe ishte i akuzuar për përhapje të informacionit të rremë për forcat e armatosura ruse dhe u shpall si "agjent i huaj".

Policia ruse e ndaloi atë disa orë pasi Si-En-En transmetoi një intervistë me të, në të cilën ai pretendonte se Rusia drejtohej nga një "regjim vrasësish". Ai u akuzua më vonë për tradhti për fjalimet që mbajti, duke përfshirë një në Dhomën përfaqësuese të Arizonës, kur tha se Rusia kishte bombarduar shtëpitë, spitalet dhe shkollat ​​e Ukrainës, gjë që Moska e mohon.

Prokurorët shtetëror e akuzuan atë për "përhapje me vetëdije të informacionit të rremë" në lidhje me veprimet e forcave ruse në Ukrainë dhe gruaja e tij Evgenija deklaroi se kishte frikë për jetën e tij pas vdekjes së liderit të opozitës Aleksej Navalni në shkurt.

Kara-Murza në apel pretendon se ai nuk ka kryer asnjë krim dhe se u dënua vetëm sepse ai ushtroi të drejtën e tij për lirinë e fjalës dhe kundërshtoi publikisht Putinin dhe luftën në Ukrainë.

Ai këtë muaj ka fituar çmimin Pulicer për esej në Uashington post. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR