• e enjte, 26 dhjetor 2024

Refuzohet ankesa e Juventusit, titulli në sezonin 2005/2006 mbetet tek Interi

Refuzohet ankesa e Juventusit, titulli në sezonin 2005/2006 mbetet tek Interi

Romë, 22 gusht 2023 (MIA) - Ankesa e Juventusit për kthimin e titullit nga sezoni 2005/2006 u refuzua. Të hënën, këshilli shtetëror italian e ka hedhur posht edhe një tentim të "biankonerëve" që ta kontestojnë vendimin, me të cilin ekipit i është marrë titulli i Italisë në vitin 2006.

Juventusi ka parashtruar ankesë, ku janë akuzuar Federata italiane e futbollit, Interi dhe Komiteti olimpik italian.

Titulli më në fund i është dhënë Interit.

Juventusi e ka përfunduar sezonin 2005/2006 me 91 pikë rekord në kampionat, por për shkak të pjesëmarrjes në skandal korruptiv në futbollin italian, të njohur si "kalçopoli", u diskualifikua, i është marrë titulli dhe ra në Seria B. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR