• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rebelët në Niger u kërcënuan se do ta vrasin Bazumin nëse fillon ndërhyrje ushtarake kundër tyre, pretendojnë përfaqësuesit perëndimorë

Rebelët në Niger u kërcënuan se do ta vrasin Bazumin nëse fillon ndërhyrje ushtarake kundër tyre, pretendojnë përfaqësuesit  perëndimorë

 Niamej, 10 gusht 2023 (MIA) - Përfaqësuesit e puçistëve në Niger kanë paralajmëruar një diplomat të lartë amerikan se do të vrasin presidentin e rrëzuar Mohamed Bazum nëse vendet fqinje ndërhyjnë ushtarakisht, lajmëruan agjencitë botërore të lajmeve, duke iu referuar përfaqësuesve zyrtarë perëndimorë të cilët duan të mbesin anonimë.

 Një funksionar perëndimor anonim deklaroi për agjencitë botërore se ushtruesja e detyrës zëvendëssekretarja e Shtetit e SHBA-së Viktoria Njuland është  informuar për kërcënimin gjatë vizitës së saj në Niger javën e kaluar.

Informacionin e konfirmoi edhe një përfaqësues tjetër perëndimor.

 Bazumi u rrëzua nga udhëheqësit e juntës më 26 korrik dhe që atëherë është mbajtur peng në rezidencën e tij.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR