• e premte, 08 nëntor 2024

Rebelët jemenas Huthët morën përgjegjësinë për sulmin ndaj cisternës norvegjeze

Rebelët jemenas Huthët morën përgjegjësinë për sulmin ndaj cisternës norvegjeze

Kartum, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Kryengritësit jemenas Huthët sot morën përgjegjësinë për sulmin me raketa në Detin e Kuq në të cilën u dëmtua një cisternë nafte me flamur norvegjez.

"Njësiti detar i forcave të armatosura të Jemenit ka qëlluar në cisternën norvegjeze Strinda e cila po transportonte karburante në Izrael", deklaroi zëdhënësi ushtarak i Huthëve, Jahja Sari.

Ushtria amerikane tha mbrëmë se një raketë e lëshuar nga një zonë e kontrolluar nga rebelët goditi një cisternë nafte në brigjet e Jemenit dhe nuk pati viktima. 

Cisterna Strinda u godit nga një raketë lundrimi dhe mori zjarr, kumtoi komanda ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme (Sentkom) në platformën X. si/

Foto: arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR