Reali humbi nga Albasete në debutimin e Arbeolës
- Real Madridi ka humbur nga Albasete me 3:2 në të tetën e finales të Kupës së mbretit. Ndeshja u luajt mbrëmë në stadiumin "Karlos Belmonte" në Albasete.
- Post By Melahat Baftija
- 08:16, 15 janar, 2026
Albasete, 15 janar 2026 (MIA) - Real Madridi ka humbur nga Albasete me 3:2 në të tetën e finales të Kupës së mbretit. Ndeshja u luajt mbrëmë në stadiumin "Karlos Belmonte" në Albasete.
Pas barazimit 1:1 në pjesën e parë, vendasit kaluan në epërsi në minutën e 82-të me anë të Hefte Betankurt. Gonzalo Garsia barazoi në kohën shtesë, ndërsa Betankurt siguroi fitoren e Albasetes në minutën e 90+4-të.
Kjo është një befasi e madhe duke pasur parasysh qël Albasete është e 17-ta në ligën e dytë të Spanjës, ndërsa Reali i pari në La Ligë.
Kjo ka qenë ndeshja e parë e ekipit madrilen nën menaxhimin e trajnerit të ri Alvaro Arbeloa, i cili e zëvendësoi Çabi Alonson gjatë kësaj jave.
Albasete u rendit në çerekfinale, ndërsa Real Madridi është eliminuar. mb/
Foto: EPA